Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

Ministria e Ekonomisë ka publikuar thirrjen për propozime për ankandin e parë për energji me erë deri në 100 MW. Në lansimin e kësaj thirrje u tha se Kosova ka potencial në këtë fushë, meqë rreth 17 për qind e territorit të vendit ka era të qëndrueshme. Po ashtu, të martën u potencua se energjia e ripërtërishme është zgjedhja më e mençur ekonomike.

Në ceremoninë e lansimit, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se ky ankand do të thotë më shumë prodhim vendor dhe më pak varësi nga importi.

“Sot me publikimin e kërkesës për propozime e qojmë përpara edhe ankandin e parë të erës, një proces konkurrues për kapacitet të synuar deri në 100 MW me skemën mbështetëse 15 vjeçare. Çfarë e bënë këtë projekt të rëndësishëm për Kosovën, e para është se burimet e erës na ndihmojnë pikërisht aty ku kemi nevojë më shumë, në orët e mbrëmjes dhe në muajt e ftoftë kur kërkesa për energji rritet, pra profili i prodhimit nga era përputhet mirë me profilin tonë të konsumit si vend. Prandaj kjo nuk është vetëm energjie e pastër por energji shume e dobishme për sigurinë tonë energjetike dhe pavarësinë tonë energjetike. Së dyti, Kosova ka një potencial real në këtë fushë, rreth 17 për qind e territorit të vendit ka era të qëndrueshme mbi 6 metër për sekond dhe në zonat malore shpejtësi shkon deri 8 metër për sekond që janë kushte optimale për zhvillim të kapaciteteve të erës mbi mesataren e vendeve evropiane”, tha ajo.

I ngarkuari me punë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, Christian Böttcher theksoi se ky ankand do të ketë kontribut të madh në investimet vendore.

“Ankandi i parë diellor i Kosovës vitin e kaluar dëshmoi se proceset konkurruese mund të japin rezultate të forta. Tani pres me padurim të shoh që si panelet diellore ashtu edhe turbinat e erës të kalojnë nga planifikimi në ndërtim. Po ashtu, duhet ta pranoj se jam vërtet i mahnitur nga kjo teknologji moderne dhe më pëlqen ta shoh në veprim. Energjia e ripërtëritshme nuk është vetëm opsioni më i pastër për Kosovën, por gjithnjë e më shumë edhe zgjedhja më e mençur ekonomike. Edhe pa marrë parasysh kostot mjedisore dhe shëndetësore, burimet e ripërtëritshme mund të konkurrojnë me prodhimin konvencional. Dhe sapo këto kosto të merren parasysh, ashtu siç duhet në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, argumenti në favor të energjisë së ripërtëritshme bëhet i qartë dhe i pashmangshëm. Duke parë përpara, qartësia afatgjatë e politikave mbetet thelbësore. Instrumente të tilla si plani kombëtar i energjisë dhe klimës dhe strategjia e dekarbonizimit janë kyçe për të ofruar parashikueshmëri për investitorët dhe institucionet njësoj”, u shpreh ai.   

Po ashtu, ai tha se Gjermania pret që përkushtimi i Kosovës të jetë në tranzicionin e gjelbër energjetik.

“Dhe me zgjedhjet që po afrohen për më pak se dy javë, më lejoni të nënvizoj shumë qartë një pikë. Gjermania pret që përkushtimi i Kosovës ndaj tranzicionit të gjelbër energjetik të mbetet i fortë dhe i qëndrueshëm, pavarësisht cikleve politike dhe se cila parti do të formojë koalicione dhe do të udhëheqë qeverinë. Gjermania është krenare që e mbështet Kosovën në këtë rrugë. Përmes partneritetit tonë rajonal për klimën me Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimit tonë bilateral për zhvillim, ne po mbështesim energjinë e ripërtëritshme, modernizimin e rrjetit, efiçiencën energjetike dhe reformat e politikave”, shtoi ai.

Projekti i energjisë me erë është ndër projektet më të mëdha infrastrukturore në vend, tha përfaqësuesi i Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC) për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Visar Perani./Sh. Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë